Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

martedì 29 maggio 2012

Eliminohet Festina Mejzini nga “X Factor Albania”, adhuruesit e saj kritikojne Alban Skenderaj



Konkurrentja nga Kosova Festina është eliminuar mbrëmë nga X Factor, një eliminim që është përcjell me polemika të shumta nga komentuesit dhe adhuruesit e saj në Facebook dhe Twitter.
Më shumë është komentuar vendimi i Alban Skenderajt, i cili ishte definitiv në vendimin e tij sesa eliminimi i konkurrentes së vetme kosovare.
Kjo për shkak se Skenderaj për të dytën herë radhazi eliminon nga gara konkurrentë kosovarë. Ai ishte kritikuar në vitin 2007 për shkak se kishte eliminuar dy konkurrentët kosovare Flaka Krelani dhe Dorentina Disha duke mos i dhënë asnjë pikë duke ja mohuar kështu të drejtën atyre për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Edhe mbrëmë, Albani ishte ai që do të vendoste në mes të gjakovares Festina dhe djemve të Classic Boys por në fund ai vendosi që ta eliminoj kosovaren.
Komentuesit kanë shkruar se më në nivel në këtë natë ka qenë Festina se sa grupi me tre djem duke shtuar se Albani bëri një padrejtësi ndaj konkurrentes kosovare.
Adhuruesit në Facebook kishin shkruar se humbës më i madh në këtë garë gjatë natës së mbrëmshme ishin Albani dhe Vera Grabocka, regjisore e spektaklit.
Përndryshe, kosovarët sivjet kanë qenë fitues të pothuajse të gjithë festivaleve me nam në Shqipëri.
Triumfin e parë e pati Rona Nishliu në Festivalin e këngës, një triumf ky që u shpërblye pasi që renditi më së larti Ronën në Eurovision.
Një kosovare fitoi edhe në spektaklin “Voice” nga Top Channel përderisa edhe Big Brother sivjet u fitua nga një kosovar, Arbri.

Nessun commento:

Posta un commento