Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

martedì 29 maggio 2012

Vesa Luma: Kur do të rrëfehem për jetën time intime



Ka qenë vetë pjesë e talent show, për të vazhduar pas tij me sukses dhe vendosmëri rrugën drejt famës. Të krijosh një imazh unik në këtë treg muzikor nuk është gjëja më e thjeshtë, por Vesa Luma ia ka dalë mbanë. Sot ajo mund të krenohet me atë çfarë është dhe çfarë përçon tek publiku me zërin e saj, edhe pse siç thotë, asgjë nuk arrihet pa sakrifica. Një anë e panjohur e Vesës, e zbuluar në “X-Factor” (nëse do të mund ta quanin X-in e saj), është ndjeshmëria që ajo ka përcjellë, lotët pas çdo largimi të konkurrentëve të saj. Një punë që e ka vendosur Vesën sërish më afër me fansat e saj, me muzikën dhe me një përvojë të magjishme.
Megjithatë, rreth çdo personi të famshëm kureshtja më e madhe mbetet ajo për jetën private. Lidhur me këtë Vesa thotë se jo pak herë lirshmëria e saj është keqpërdorur me apo pa qëllim nga media, ndaj tani ka vendosur të jetë më diskrete. “Kur të ketë diçka rreth jetës sime private, do jem unë e para që do e pohoj”, – thotë ajo ndërsa e shton më tepër misterin teksa pohon se “statusi im është: e lumtur”. “Jam shumë e lumtur”, – thotë Vesa dhe ne ia urojmë vërtet këtë gjë; të jetë e lumtur siç ishte në këtë intervistë të gjatë dhënë për suplementin “Mapomania” në gazetën MAPO.
Vesa, si ia keni kaluar gjatë këtyre muajve në Tiranë?
Muajt në Tiranë ikën shumë shpejt, sa hap e mbyll sytë…Punë, shtëpi, studio, koncerte…Në përgjithësi gjithçka ka shkuar shumë, shumë mirë.
Të ka marrë malli për Kosovën?
Këto kohët e fundit më ka marrë malli më shumë, por fatmirësisht tashmë jemi vetëm 3 orë larg. Më ka ndodhur këto 3 javët e fundit të marr makinën e të iki në Prishtinë, të ha një drekë dhe të kthehem. Kështu çmallem dhe mbushem me energji për tërë javën.
Çfarë ndryshimesh ka pësuar jeta jote këtu?
Shumë pak…Është fryma e njëjtë, mentaliteti i njëjtë. Kam marrë shumë dashuri nga shqiptarët dhe u jam shumë mirënjohëse për këtë gjë. I vetmi ndryshim është ushqimi, me të cilin akoma nuk jam ambientuar. Ndërsa, nëse flasim për qëllimin kryesor për të cilin kam ndërruar vendbanim që është ‘X-Factor’, atëherë them se ka ndryshuar gjithçka. Isha unë ajo që vendosa të shkëputem nga jeta rutinore që bëjmë ne këngëtarët. U lodha nga fundjavat që kaloja koncerteve në vend dhe jashtë vazhdimisht, por nuk jam penduar sepse kam fituar një eksperiencë të mrekullueshme.
A do të zgjidhje të jetoje përfundimisht në Tiranë? Do të të pëlqente?
Pse jo! Po ndjej se do të jem udhëtare e përhershme midis Prishtinës dhe Tiranës.
Çfarë ndryshimesh ke vënë re gjatë kësaj kohe? A mendojnë ndryshe shqiptarët këtu nga ata përtej kufijve zyrtarë?
Të them të drejtën kam menduar se ndryshojmë shumë, por jo dhe aq. Në Shqipëri klima e ndryshimit është tepër e dukshme, çka ndikon edhe në të menduarit e njerëzve. Ç’është e vërteta për mua, për aq kohë sa flet shqip, jeton shqip, blen shqip, kudo jemi të njëjtë.
Je këtu si një pjesë e jurisë së X-Factor. Si ka qenë për ty kjo eksperiencë?
Eksperiencë shumë e veçantë, me shumë përgjegjësi, kënaqësi, sadisfaksion, emocione…E kam cekur disa herë që më vjen mirë që e gjithë energjia e akumuluar në mua është zbrazur në këto talente, që për mua janë e ardhmja e sigurt e komunitetit artistik shqiptar. Kam pasur një kategori shumë të veçantë, që ka qenë mosha mbi 23 vjeç dhe kam pasur të bëj me njerëz të pjekur, të cilët përveçse ishin konkurrentë, u bëmë edhe miq shumë të mirë.
Përveçse ke bërë një punë të madhe me konkurrentët, çfarë ke mësuar nga këta të rinj?
Kam mësuar shumë. Kam marrë shumë nga dëshira e tyre e madhe për të dhënë maksimumin, po do të kisha pasur dëshirë të jenë akoma më ambiciozë. Mbase zhvillimi i teknologjisë sa po i ndihmon, aq edhe po i “paralizon” këta të rinj. Ndërsa sa i përket Lirijes, e cila ka mbetur në kategorinë time, them se është shumë konkurrente e fortë dhe me shumë vullnet e ambicie për punë, pavarësisht sakrificave që ajo si nënë bën për të qenë pjesë e kësaj gare. Unë kam dhënë maksimumin tek ajo dhe do të jap gjithçka që kam mësuar gjatë eksperiencës sime për ta ndihmuar në këtë rrugë.
Shpesh të kemi parë duke qarë kur ka ikur një nga konkurrentët e tu. Je gjithmonë kaq e ndjeshme, apo ka qenë diçka që ka ndodhur veçanërisht në këtë shou?
Jam gjithmonë e tillë dhe e vuaj këtë gjë, sepse në të njëjtën kohë po më ndrydhen ndjenjat. Është e vërtetë se në këtë shou e kam marrë më afër zemrës, sepse shoh veten time vite më parë, kur unë isha në pozitën e tyre. Prandaj çdo puntatë kam qenë shumë e sinqertë në çdo vlerësim timin dhe çdo vendim që kam marrë. E kam parë që edhe publiku e ka vlerësuar shumë komunikimin dhe sinqeritetin tim ndaj tyre.
Vesa, ndonjë konkurrent që është larguar e nuk e meritonte sipas teje (dikush që vërtet nuk e prisje dhe të ka lënduar)….
Normalisht më ka lënduar largimi i konkurrentëve të mi, që vazhdojë të mendoj se ishte i parakohshëm, por ishte vullneti i publikut, ndaj duhet ta pranojmë si të tillë. Jemi lidhur aq shumë me njëri-tjetrin saqë largimi i secilit më lëndon.
Vesa ke premtuar një verë plot surpriza. Mund të na zbulosh diçka më shumë për projektet e tua të reja?
Një surprizë po jua zbuloj që tani. Albumi më përmbledhje të këngëve më të mira të mia po vjen këtë verë. Aty do të gjeni bashkë, “Amanetin”, “Ti po Don”, “Boom” dhe shumë të tjera. Albumi do të promovohet bashkë me këngën më të re që do të shoqërohet me videoklip dhe që shpresoj të jetë ndër hitet e verës së sivjetshme.
Cila do të jetë kënga e radhës që do t’ju sjellë komplet ndryshe dhe me kë keni bashkëpunuar për këtë këngë?
Është këngë shumë ritmike. Kam bashkëpunuar me “Big Bastën”, që ka bërë këngën dhe tekstin. Është me të vërtetë ndryshe nga të tjerat që kam bërë deri tani…Shumë verore, shumë e freskët, shumë 2012.
Sa të vështirë e ke pasur të krijosh një Vesa Luma potente në muzikën shqiptare?
Do të rrija e të flisja shumë gjatë për këtë pyetje, sepse nuk ka qenë fare e lehtë duke qenë se gjithçka e kam bërë vetë. Puna e madhe ka qenë ajo që më ka mbajtur gjatë, si dhe të qenit vetvetja e me këmbë në tokë. Edukatë kjo që e kam marrë nga familja, së cilës i jam mirënjohëse për tërë jetën.
Ka qenë e vështirë kjo rrugë, apo gjithçka ka ardhur lehtësisht ta themi? Çfarë sakrificash ke bërë për të arritur suksesin?
Asnjë rrugë nuk është e lehtë pa sakrifica. Kam sakrifikuar gjithçka edhe unë, por edhe njerëzit më të afërt shpeshherë. Madje për ata që nuk më njohin nga afër, mund t’i siguroj se jam shumë kërkuese dhe e dua çdo detaj në vendin e vet. I marr vetë gjërat mbi kurriz. E dua shumë këtë që bëj dhe besoj mjafton për ta kuptuar sensin e përgjigjes.
Vesa, jeni shumë misterioze sa i përket jetës private. Cili është statusi juaj aktualisht?
Statusi im është: shumë e lumtur!
Cila është marrëdhënia që keni me Big Bastën?
Marrëdhëniet janë perfekte.
A ka vërtet diçka mes jush, siç qarkullojnë zërat?
Ju siguroj se në momentin që do të ketë diçka për të zbuluar, do ta zbuloj unë vetë sa i përket jetës sime private.
A është e lehtë të ruash privatësinë kur je një person publik? Si ia del Vesa Luma ta menaxhojë këtë pjesë?
Unë e kuptoj kuriozitetin e njerëzve për të kuptuar se çfarë ndodh me jetën private të një personazhi publik, por ua siguroj se ndryshon shumë pak nga ajo e një personazhi jopublik. Kam qenë e hapur në këtë aspekt derisa disa gazetarë (me ose pa qëllim)e kanë keqpërdorur dhe në disa momente edhe më kanë dëmtuar moralisht. Prandaj dua ta ruaj jetën time private aq sa mundem, që t’i ruaj edhe ndjenjat e mia.
Vesa, sa e lumtur jeni në këto momente?
Ah sikur ta dini!! Jam shumë e lumtur.
Çfarë është dashuria për ty?
Një kompleksivitet ndjenjash, të cilat sjellin një energji pozitive buruar nga dy shpirtra të njëjtë.
A do hiqje dorë nga gjithçka në emër të saj?
Unë në emër të saj po bëj gjithçka. Do të doja t’iu jepja një mesazh të gjitha vajzave, të cilat kanë sakrifikuar dhe sakrifikojnë gjithçka për dashurinë që mendojnë se e kanë humbur; dashuria është e bukur për aq kohë sa ju ndiheni mirë. Në momentin që dashuria kthehet në dhimbje…nuk ka më dashuri.
Momenti më i vështirë në jetën tuaj kush ka qenë?
Ka qenë një moment i vështirë, por i takon jetës sime private.
Ju bezdisin thashethemet?
Jo aspak, sepse kam përshtypjen që tashmë edhe lexuesit e kanë kuptuar se çfarë mund të jetë e vërtetë dhe çfarë jo në lajmet e shtypit rozë.
Gjëja më e keqe që ke dëgjuar për veten?
S’kam dëgjuar ndonjë gjë shumë të keqe për veten, ose ka qenë kalimtare dhe s’më ka bërë përshtypje.

Nessun commento:

Posta un commento