Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

giovedì 28 giugno 2012

Eliza Dushku bashkon shqiptarët në Amerikë


Eliza në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë të Amerikës organizon një mbrëmje të quajtur “Një mbrëmje nën yjet shqiptare”.

Ajo mban një tatuazh të flamurit kombëtar shqiptar në kurrizin e saj, ndërsa ai lokalit të tij i vuri emrin e vendit të tij, prej nga kishte emigruar prej dy dekadash. Në pamje të parë, aktorja hollivudiane Eliza Dushku dhe pronari i një lokali Leo Keka, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët. Por ata e kanë një të përbashkët: që të dy me krenari e kanë përqafuar trashëgiminë e tyre shqiptare.

Të shtunën të dy do të bashkohen në lokalin e Leos, të quajtur Alba, ku Leo po organizon mbrëmjen e quajtur “Një mbrëmje nën yjet shqiptare”. Me këtë festë që do të organizohet në lokalin e tij, ata ftojnë të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me para për dokumentarin që Eliza Dushku po përgatit për Shqipërinë.

Sipas Kickstarter, Elizës i duhen edhe 60 mijë dollarë për të përfunduar punimet e të gjitha filmimeve që ajo bëri në Shqipëri përpara një viti.

Një vendalie e Watertown-it, Dushku që është mjaft e njohur për rolin e saj në serialin “Buffy the Vampire Slayer”, falë origjinës së babait të saj, vjet ka marrë edhe kombësinë e dytë, atë shqiptare.

Në dokumentarin që Eliza është duke përgatitur, ka për qëllim të fokusojë kamerat në kulturën, bukurinë dhe pasuritë e Shqipërisë.

“Jam mahnitur gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe gjithçkaje që më ka dëshmuar për krenarinë e vendit, qytetit të origjinës sime, Korçës, si dhe marrja e shtetësisë shqiptare”, është shprehur Eliza në intervistë për website-n Kickstarter.

Këtij projekti i janë bashkuar i dashuri i saj Rick Fox, fotografi Fadil Berisha dhe vëllai i saj Nate Dushku. Por tashmë këtij projekti i është bashkëngjitur edhe një shqiptar tjetër i Amerikës, i cili këtë herë nuk do të presë më në lokalin e tij politikanë të famshëm, por VIP-a dhe këdo tjetër që dëshiron të marrë pjesë për të ndihmuar Elizën në përfundimin e projektit të saj.

“Menjëherë si mora telefonatën e Elizës, pranova pa mëdyshje. Shqipëria është një vend aq i bukur dhe kjo është një mënyrë e mrekullueshme për t’ua bërë njerëzve të ditur,” është shprehur pronari i lokalit Alba, Leo Keka.

Festa do të organizohet këtë të shtunë nga ora 7 deri në 10 të mbrëmjes, ku do të ketë një bar të hapur, i cili do të shërbejë ushqime nga tradita shqiptare. Te interesuarit për të marrë pjesë në këtë mbrëmje, mund të kontaktojnë në adresën: germainemurphy@albaquincy.com. (LajmeShqip.com)

Nessun commento:

Posta un commento