Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

giovedì 28 giugno 2012

Në pritje të Miss Shqipërisë


Mbrëmja e së premtes do të shënojë finalen e garës të bukurisë të “Miss Shqipëria” . 31 konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para. Të mbledhura në grupe bukuroshet shqiptare kanë prekur tokën dhe detin, nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Për herë të parë këtë vit vajzat kanë kapërcyer kufirin edhe në drejtim të perëndimit. Nëse vitet e shkuara udhëtimet kanë ndalur në Mal të Zi apo Maqedoni, sivjet destinacion ka qenë Italia.

Udhëtimi me anije ka ndalur në brigjet e jugut të vendit fqinjë dhe pak ditë më parë gjatë provave për natën finale të spektaklit, arkeologët dëshmuan se në Kalanë e Bashtovës ishin gjetur gjurmë të një bashkëpunimi të hershëm tregtar me fqinjët tanë, në Bari, në një nga lokalet që ka mirëpritur vajzat shqiptare, ato kanë parë të skalitur në hyrje të tij stemën e Bushatllinjëve, duke u bërë kështu padashje dëshmitare, por edhe ndërlidhëse të këtyre dëshmive që vijnë nga lashtësia. Megjithatë konkurrentet e Miss Shqipëria janë gati për natën finalen e 29 qershorit, që do të mbahet pikërisht në Kalanë e Bashtovës.


Balerina dhe koreografija Olta Ahmetaj po punon me secilën prej tyre për një paraqitje dinjitoze në skenë, ndërsa Elton Deda ka gati himnin e ripunuar të “Miss Shqipërisë”, i cili do të interpretohet nga “Tre Musketjerët” dhe fitueset e tre edicioneve të fundit. Këngëtarja, Era Rusi premton të surprizojë të premten me një numër special bazuar në muzikalin “Brulesque”, ku përveç zërit do të shpalosë edhe talentin në kërcim. Armando Lika dhe Ori Jakaj do të interpretojnë “Vivo per lei”, pjesë këto të ripunuara nga Alfred Kaçinari.

Këngëtarja e re Luar do të interpretojë gjithashtu këngën e saj të re, ndërkohë që të ftuar specialë do të vijnë nga Rumania, pa harruar një tjetër interpretim të veçantë kushtuar Camërisë, i cili vjen rastësisht në të njëjtën kohë kur në Tiranë po organizohet Java Came.
Këto dhe surpriza të tjera parashikohen në spektaklin e së premtes, i cili edhe këtë vit do të prezantohet nga Alert Celoaliaj.

Nessun commento:

Posta un commento