Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 13 luglio 2012

Çiljeta mban me shume se dy kunguj nen sqetull


“Shume kunguj nuk mbahen”, megjithese Çili po ia del me se miri.

Çiljeta Xhilaga këtë verë e ka nisur më së miri. Ajo ka vetëm pak kohë që ka hapur dyqanin e saj në rrugën “M.Shyri”, të cilin e ka quajtur “Just Çiljeta”. E pranon se këto kohë e ka lënë pak pas dore muzikën, po siç thotë fjala e urtë: “Shumë kunguj nuk mbahen”, megjithëse Çili po ia del më së miri. Jeta e saj mes politikës, muzikës dhe së fundmi biznesit personal është e stabilizuar, edhe pse herë pas here ndërrohen kahet e prioriteteve. Një periudhë, politika ose muzika dhe një pjesë tjetër kohe, angazhimi më i madh është biznesi, siç ka ndodhur këto ditë të nxehta vere ku Çiljetën e gjen shpesh në dyqanin e saj.

Ka qenë një pasion i hershëm i këngëtares, i cili tanimë është konkretizuar. Por veç kësaj, ajo që përbën përherë interes është se si po i shkojnë punët Çiljetës në Partinë Demokratike. A është dobësuar roli i saj apo jo. Po edhe për këtë ajo e ka një përgjigje: roli i saj në PD nuk ka ndryshuar”. Unë e kam thënë që rrënjët në Partinë Demokratike janë shumë më të hershme, që pa ardhur unë në jetë. Nuk ka asgjë që të mund të më shkëpusë apo të mund të largojë PD-në nga unë, apo mua nga PD-ja. Kështu që nuk ka ndryshuar asgjë. Ndoshta është një moment që nuk jam aktivizuar shumë, sepse as aktivitete të shumta nuk ka pasur së fundmi ku roli im të jetë aq i dukshëm për publikun”, – thotë ajo. Ndërsa sa i përket thashethemeve se rolin e saj e kanë sfumuar motrat Koçi, Çiljeta përgjigjet se asgjë nuk është kështu. “Secila ka rolin e saj të ndryshëm”, thotë, ajo duke shtuar se dëshira e saj është që kësaj partie t’i bashkohen sa më shumë të rinj, qofshin këta edhe kolegë të saj.

Çiljeta, para pak kohësh ke hapur dyqanin tënd. Si e kanë pritur njerëzit?

Deri tani e kanë pritur shumë mirë. Kam goxha lëvizje në dyqan. Ka njerëz që janë të interesuar për të blerë veshjet të cilat janë të firmave të njohura. Sigurisht që ka edhe shumë fansa, të cilët vijnë pyesin dhe janë kuriozë të dinë.

Të merr shumë kohë dyqani?

Më merr jashtëzakonisht shumë kohë, aq sa nuk e kisha menduar ndonjëherë.

Biznesi dhe nga ana tjetër muzika. Kujt po i përkushtohesh më shumë këtë kohë?

Për momentin, biznesit. Muzikën e kam lënë pak pas dore këto kohë. Megjithatë jam në pritje për të filluar xhirimin e klipit.

Nëse biznesi do të ecë mjaft mirë, a do ta lije muzikën përfundimisht për t’u bërë një femër biznesi?

Jo. Absolutisht. Ky është një biznes që unë e kam hapur për qejf, për të pasur diçka timen. Ta di që kur çohem në mëngjes kam ku të shkoj. Ka qenë një pasion i imi që të kem një dyqan veshjesh, gjithmonë e kam thënë se me këtë rast shpëtoj dhe veten time (qesh). Kjo është arsyeja, po muzikën nuk do ta lija kurrë, sepse unë e kam nisur me pasion dhe dashuri dhe jo për të përfituar, siç mund ta bëjë një pjesë e këngëtarëve tani. Unë e kam nisur atëherë kur as nuk e dija se mund të fitoja ndonjëherë lekë nga muzika, kur nuk paguhesha.

Politika, muzika dhe biznesi. Si qëndron mes të triave?

Për momentin në politikë nuk është se jam shumë e angazhuar, përveç rolit që kam si anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Përveç mbledhjeve që bëjmë për vendimet e rëndësishme brenda partisë, nuk është se kam një angazhim tjetër shumë të madh që të më marrë kohë.

Duket sikur je shkëputur pak…

Jo. Këto janë thjesht mendimet e njerëzve në fakt…

Së fundi roli yt në PD rrethohet nga shumë hamendësime…

Absolutisht jo. Unë e kam thënë që rrënjët në Partinë Demokratike janë shumë më të hershme, që pa ardhur unë në jetë. Nuk ka asgjë që të mund të më shkëpusë apo të mund të largojë PD-në nga unë, apo mua nga PD-ja. Kështu që nuk ka ndryshuar asgjë. Ndoshta është një moment që nuk jam aktivizuar shumë, sepse as aktivitete të shumta nuk ka pasur së fundmi ku roli im të jetë aq i dukshëm për publikun.

Ke qenë shumë afër Kryeministrit, ndërsa tani duket se diçka ka ndryshuar?

Nuk mendoj dhe nuk është kështu. Gjithmonë njerëzit mendojnë se ka rivalitet mes meje dhe Gretës, por në fakt ne i kemi rolet shumë të ndara.

A do të jepet filmi që ke xhiruar në Itali këtë verë?

Filmi do të jepet në Shqipëri, por akoma nuk ka përfunduar si montazh. Kështu që jam në pritje dhe vetë për ta parë si film.

Projektet muzikore të momentit cilat janë?

Besoj se këtë vit do të jem konkurrente në festivalin “Kënga Magjike”. Ndërkohë që po pres të realizoj edhe një videoklip të ri këtë verë, nga ata që unë kam qejf gjithmonë të bëj në stil filmi. Nuk e di nëse do të realizohet tani shpejt, por besoj do të dalë deri në fund të verës.

Çiljeta, sa e lumtur je duke pasur parasysh dhe faktin që ke shumë pak kohë që je single?

Ndonjëherë është më mirë të jesh single sesa e lidhur apo e impenjuar në një marrëdhënie. Megjithatë, unë në zemër jam gjithmonë e dashuruar.

Jonida Hitoveizi Gazeta Mapo

Nessun commento:

Posta un commento