Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 13 luglio 2012

“Kuq e Zi” e Unikkatilit, kënga më e komentuar në planet


Nuk është kënga e Medës dhe Sinan Hoxhës. Nuk është as kënga himn e realizuar nga Top Channel. Është kënga e re e lansuar nga reperi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, e titulluar “Kuq e Zi”, ajo që po merr primatin në top listat ndërkombëtare.

Unikkatili e lansoi himnin e tij shqiptar në një tekst të jashtëzakonshëm, ku ndërthurret historia dhe aktualiteti i hidhur politik, ndërsa “Kuq e Zi” është pritur jashtëzakonisht mirë nga njerëzit.

Mbi 5000 komente ka marrë kënga që në 30 minutat e para të lansimit, teksa pa u bërë 24 orë ka marrë primatin në top listën e YouTube për këngët më të komentuara në botë me rreth 30 mijë komente.

Pos që është në vendin e parë në këngët më të komentuara në botë gjatë ditës, kënga është në Top 5 të këngëve më të komentuara gjatë gjithë javës, duke qenë në një mes edhe me artistë si Katy Perry që pak kohë më parë lansoi klipin “Wide Awake” e që ka 90 mijë komente. Reperi më i madh shqiptare i të gjitha kohërave, Unikkatili, do të mbajë koncertin e tij të parë dhe të fundit në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës të dielën, ndërsa biletat për këtë ngjarje të pa përsëritshme janë në shitje vetëm edhe dy ditë dhe numri është i kufizuar, gjithnjë sipas kompanisë POWOW Entertainment. /Telegrafi/

Nessun commento:

Posta un commento